10 ngjarjet kryesore që nuk duhen humbur në dhjetor
Ky dhjetor e gjeti Shqipërinë pas një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore të vitit. Ndërsa festimet janë në rregull, në frymën e vërtetë të festave, duhet të sigurohemi që të kontribuojmë sa më shumë për njerëzit e prekur nga ngjarja fatkeqe. Shumica e ngjarjeve të organizuara gjatë muajit dhjetor e bëjnë këtë të lehtë pasi shumica e fitimeve të tyre do të shkojnë për viktimat e tërmetit. Ja çfarë sugjerojmë:
1. Koncert Festimi: Dhuratë Krishtlindjesh, 6-12 Dhjetor, Korçë, Tiranë, Shkodër
Fondacioni Abraham Lincoln në Shqipëri, në bashkëpunim me Lëvizjen ProFamilja (ProFamily), sjellin grupin amerikan “The Hall Sisters” në qytete të ndryshme të vendit. Performanca e tyre do të mbahet në Shkodër në 6 dhjetor, në Korçë në 10 dhjetor dhe në Tiranë në datat 11-12 dhjetor. Ky event do të shërbejë edhe si pikë për të sjellë dhurata dhe donacione për familjet e prekura nga tërmeti në Pezë.
2. Tregu Artizanal i Krishtlindjeve, Lagjja Blloku, 7 Dhjetor, Tiranë
Tregu i mrekullueshëm, që mbledh të gjithë prodhuesit vendas, këtë vit do të zhvillohet në lagjen e gjallë të Bllokut. Ky është shansi juaj për të marrë produkte të shijshme, të freskëta që nuk mund t'i gjeni gjatë gjithë vitit dhe të shijoni atmosferën e këndshme. Fitimet nga eventi do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
3. Performanca e Teatrit “Shirley Valentine”, ArTurbina, 7-8 dhjetor, Tiranë.
Me regjisoren Driada Dervishi dhe protagoniste Olta Dakun, një nga aktoret më të spikatura të estradës shqiptare, ky spektakël pritet të argëtojë. Në këtë rast, pjesëmarrja juaj do të ndihmonte edhe viktimat e tërmetit të fundit. Të gjitha fitimet do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Nuk ka arsye për të humbur këtë mundësi!
4. Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Tirana International Hotel, 10 Dhjetor, Tiranë
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është në fakt 5 dhjetori, por, këtë vit, eventi do të mbahet më 10 dhjetor. Qëllimi i tij është të inkurajojë një diskutim të përbashkët mes mbështetësve kryesorë të shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Beyond Borders dhe World Vision në Shqipëri dhe Kosovë janë krijuesit dhe organizatorët e këtij eventi.
5. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Tirana Art Center, 10 Dhjetor, Tiranë
Në këtë ditë të rëndësishme Tirana Art Center organizon një natë filmi me shfaqjen e “Gjyqit të Ratko Mlladiçit”. Historia e gjeneralit serb të Bosnjës i cili u shpall fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit do të diskutohet pas shfaqjes.
6. Ekspozita “E shkuara e pakryer” (“E kaluara e kushtëzuar”), Muzeu Historik Kombëtar, 11 Dhjetor, Tiranë.
Ekspozita zbuluese dhe magjepsëse organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Autoritetin e Dokumenteve të Ish-Policisë së Shtetit (Sigurimi). Ngjarja ka në qendër historitë e atyre që u zhdukën gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.
7. Filmi “Hannah Arendt”, Akademia e Filmit & Multimedias Marubi, 12 dhjetor, Tiranë.
Filmi “Hannah Arendt”, një film biografik i filozofit të njohur gjerman, është një portret dinamik i kësaj figure intelektuale me shumë ndikim, e cila ishte përfshirë në proceset gjyqësore të një oficeri nazist. Për të gjithë të interesuarit pjesëmarrja është pa pagesë.
8. Konkursi i Kartolinave “Shqipëria, e Bukura”, Qendra Rinore Tiranë, 16 Dhjetor, Tiranë.
Ky konkurs novator i kartolinave, i cili feston peizazhin, kulturën dhe trashëgiminë e bukur të Shqipërisë, do të përfshijë aktivitete të tjera argëtuese të panumërta. Ruani datën dhe përgatituni për shije të shijshme ushqimesh dhe verërash, shfaqje muzikore dhe mysafirë specialë.
9. Homazh i vërtetë Frank Sinatra, Teatri Tiranë, 20 dhjetor, Tiranë
Ky event vjen për herë të parë në Teatrin e Tiranës. Pra, të gjithë ju adhurues të Sintarës, shënoni kalendarët tuaj! Jini të përgatitur për të dëgjuar hitet më të mëdha të këngëtarit të famshëm, si dhe informacione rreth jetës dhe karrierës së tij. E përkryer për disa vibe Sinatra në këtë kohë të vitit!
10. Krishtlindje me Fëmijë të sëmurë, Qendra Spitalore Nënë Tereza, 23 Dhjetor, Tiranë
Shoqata e Infermiereve Shqiptare organizon kete mundesi te mrekullueshme per t'ia bere jeten dikujt me te mire perpara Krishtlindjeve! Në këtë ditë, ju mund të zgjidhni t'u jepni kohën, vëmendjen dhe dhuratat tuaja të menduara fëmijëve të shtruar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Kjo do t'i bëjë Krishtlindjet e tyre dhe tuajat më të ndritshme. Një mënyrë perfekte për të nisur sezonin tuaj të pushimeve!