Majat e Kukësit: Një shëtitje e mbushur me adrenalinë
Kukësi është i bekuar me një nga peizazhet më mahnitëse në të gjithë vendin me maja madhështore, tokë të pasur dhe burime të panumërta uji që bëjnë një ecje spektakolare.
Ermal Hallaçi, drejtues i disa guidave të mrekullueshme në qarkun e Kukësit, konfirmon se viti 2019 ka qenë një vit i mirë për turizmin malor.
Ecja përgjatë shtigjeve të ngushta të kësaj zone është një përvojë e paharrueshme e mbushur me adrenalinë. Disa nga pikat e preferuara të turistëve janë Shishtaveci veçanërisht piktoreske – Guri i Mëngjesit ose Maja e Gjallicës. Vizita e tyre mund të jetë një nga njohjet më të mëdha të florës dhe faunës së Shqipërisë veriore. Ndërsa ecja mund të bëhet gjatë gjithë vitit, ka një magji të veçantë për të përjetuar kapelet e mbushura me borë në dimër!
Maja e Pikëllimës, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi
Guri i Mëngjesit, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi
Maja e Kallabakut, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi
Një tjetër vend spektakolar i thyer dhe i paprekur është Shpella e Jezinës. Ky thesar natyror i Parkut Natyror Korab-Koritnik, ndodhet në Grykën e Vanës (Gryka e Vanave), pranë fshatit Bele në Kukës. Ecja është paksa sfiduese, por nuk do të pendoheni për asnjë moment. Ajo që pret në fund janë konfigurimet e stalaktiteve dhe stalagmiteve miliona-vjeçare që dekorojnë me magji çatinë e shpellës.
Shpella e Jezinës, Kukës. Burimi i fotos: Fation Plaku
Disa destinacione të tjera që duhen mbajtur parasysh janë ato më të njohurat e vitit 2019: Kanioni i Skavicës, Kanioni i Shejës në Bicaj dhe Kanioni i Grykës së Çajës. Të gjitha janë pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik dhe të gjitha ia vlen të përjetohen!
https://www.intoalbania.com/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Image-2019-12-12-at-10.08.02-1-e1578410352860.jpeg?img_marker
Kanioni i Skavicës, Kukës, Burimi: Ermal Hallaçi
Kanioni i Skavicës, Kukës, Burimi: Ermal Hallaçi
Vlen të përmenden bujtinat komode në Shishtavec, të njohura për mikpritjen dhe ushqimin e shijshëm autentik që u shërbejnë mysafirëve. Ngritja e këtyre bujtinave të mrekullueshme ka rezultuar të jetë një nga përbërësit kryesorë të suksesit të Kukësit si një destinacion tërheqës turistik. Ndërkohë që natyra e pacenuar ishte gjithmonë aty, infrastruktura ka bërë të mundur që të kaloni sa të dëshironi mes spektaklit të saj. Të mos harrojmë se pistat e skive janë krijuar edhe për entuziastët e skijimit.
Nëse kjo tingëllon si destinacioni juaj ideal, shënojeni këtë vend për planet tuaja të udhëtimit 2020!
https://www.intoalbania.com/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Image-2019-12-12-at-09.50.12.jpeg?img_marker
Shishtavec, Kukës. Burimi: Klubi i skijimit Shishtavec
Maja e Kallabakut, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi
Guri i Mëngjesit, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi