Rikthimi i ‘Piazza-ve’ italiane ku takohet novacioni me dizajnin eksperimental: IQOS dhe SELETTI prezantojnë “Sensorium Piazza” në Milan Design Week

Në çelje të Milan Design Week 2025, IQOS – pjesë e Philip Morris International – prezanton një bashkëpunim të guximshëm me markën ikonike të dizajnit italian SELETTI, për të sjellë një nga instalacionet më të veçanta të këtij edicioni: “Curious X: Sensorium Piazza.”
Ky instalacion, frymëzuar nga piazza-t tradicionale italiane – si vende takimesh, lidhjesh dhe bashkëbisedimesh – i rikthen ato në një hapësirë digjitale, interaktive dhe multisensoriale, ku teknologjia dhe arti ndërthuren për të krijuar ndërveprime kuptimplota dhe emocionale. Vizitorët nuk janë më spektatorë, por bëhen pjesëmarrës aktivë në këtë përvojë , duke lënë gjurmë përmes zërit, lëvizjes dhe ndjesive.
“Kurioziteti është motori ynë për novacion. Bashkëpunimi me SELETTI për ‘Sensorium Piazza’ mishëron këtë filozofi, duke sfiduar të zakonshmen dhe duke hapur dyert drejt përvojave transformuese,” – tha Stefano Volpetti, President i Produkteve pa Tym dhe Chief Consumer Officer në PMI.
Përmes platformës së re eksperimentale, IQOS Curious X synon të frymëzojë komunitetin global të mbi 32 milion përdoruesve të rritur të cilët kanë zgjedhur një alternativë më të mirë ndaj duhanit tradicional. “Sensorium Piazza” është stacioni i parë i këtij rrugëtimi ndërkombëtar që do të zhvillohet përgjatë gjithë vitit 2025.
“Fryma jonë është (R)evolucioni – të mendosh ndryshe, të krijosh ndryshe. Pikërisht kjo filozofi e përbashkët na ka lidhur me IQOS dhe ka sjellë në jetë një hapësirë që nuk i përngjan asgjëje tjetër,” – theksoi Stefano Seletti, Drejtor Artistik dhe CEO i SELETTI.
Instalacioni përfaqëson një shkrirje të estetikës klasike dhe dizajnit eksperimental të SELETTI me angazhimin e IQOS për të sjellë ndryshimin përmes teknologjisë. Nëpërmjet elementeve interaktivë, drita, tinguj dhe formësime vizuale, piazza transformohet në një hapësirë kujtimesh – një përvojë që ndryshon çdo ditë, në varësi të atyre që e përjetojnë.