Featured ·
Kampionati Kombëtar i Surfcasting
Në javën e parë të tetorit, plazhi i Spille mori një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që ka normalisht. Transformimi ishte për shkak të Kampionatit Kombëtar të Surfcasting, i cili pa rreth 20 peshkatarë të rreshtuar përgjatë bregut për raundin e tij të fundit. Ky event argëtues konkurrues zgjati gjithë mbrëmjen, duke filluar nga ora 16:00 dhe duke përfunduar në orën 21:00. Ndërsa fitues i fazës së Spillesë u shpall Osman Zace, fitues i kampionatit për vitin 2018 pas numërimit të pikëve totale vjetore u shpall Lorenzo Zako. Këtu, ne ndajmë disa foto që ilustrojnë atmosferën e madhe – njëherësh gjithëpërfshirëse dhe intime – në këtë event.
Kampionati Kombëtar i Sufrcasting në Spille, foto nga IntoAlbania.
Adi Olldashi, duke monitoruar ecurinë e konkursit. Foto nga IntoAlbania.
Surfcasting është një teknikë specifike e peshkimit e cila përfshin qëndrimin në breg ndërsa hedhjen e vijës së peshkimit në surf. Për shkak se peshkatarët mbeten statikë gjatë peshkimit, sfida kryesore në surfcasting qëndron në parashikimin efektiv të lëvizjeve të valëve dhe peshkut. Edhe këtu, ndoshta më shumë se në teknikat e tjera të peshkimit, hedhja e vijës kërkon një aftësi serioze! Peshku lirohet sërish në det, pasi peshkimi këtu bëhet vetëm për arsye sportive.
Perëndimi i diellit në Spille, në Kampionatin Kombëtar të Surfcasting. Foto nga IntoAlbania.
Lorenc Cepele, Kryetari i Klubit Surfcasting & Longcasting Albania, me një nga pjesëmarrësit, Medion Çiço. Foto nga IntoAlbania.
Materiale për hedhjen në sipërfaqe. Foto nga IntoAlbania.
Faza finale e Kampionatit Kombëtar të Surfcasting. Foto nga IntoAlbania.
Surfcasting & Longcasting Albania ka një nga axhendat më gjithëpërfshirëse dhe dinamike të eventeve në Shqipëri. Të gjithë të apasionuarit pas peshkimit janë të mirëpritur të bëhen pjesë e këtij grupi, i cili që prej krijimit në maj të 2015-ës ka parë një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësi Saimir Kapidani, një nga organizatorët e këtij aktiviteti. Foto nga IntoAlbania.
Materialet e peshkimit. Foto nga IntoAlbania.
Perendimi i diellit ne Spille. Foto nga IntoAlbania.
Pjesëmarrës Adriatik Canaj. Foto nga IntoAlbania.
Për të mbajtur të përditësuar lajmet dhe ngjarjet e klubit të peshkimit, ndiqni Surfcasting & Longcasting Albania.