Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit
Skulptura “Home to go”, (2011). Foto nga IntoAlbania
Mund ta kalojë me sukses artistin Adrian Paci, “Provёn” dhe të parёs eskpozitё personale nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, pasi prej hapjes sё saj, nё datё 20 shtator, nuk kanё pushuar hyrje-daljet e vizitorёve. Nga Milano nё New York, nga Roma nё Paris, kanё qёnё tё mirat sallat e galerive mё tё mira ndёrkombёtare qё kanё mikpritur punёt e Pacit. Arti shqiptar ёshtё pёrfaqёsuar nё Bienalen e Venecias dy herё nёpёrmjet tij. Nёrkohё, nё Shqipёri, shfaqjet kanё qёnё sporadike: mund ta keni ndeshur nё Bienalen e parё tё Tiranёs, apo nё personalen e 2011-ёs, nё Shkodёr. Por nё kryeqytet, ёshtё hera e parё qё ai ekspozon i vetёm. Pёr kёtё arsye kjo pёrmbledhje e punёve ndёr vite, e bёn mё solemne daljen pёrpara publikut shqiptar dhe mё institucianal ekspozimin nё sallёn e Galerisё Kombёtare tё Arteve.
"Per Speculum" (2008). Foto nga IntoAlbania.
Pasi i ka testuar kёto vepra mё vete, tё shkёputura, Paci vё nё provё mundёsinё e tire pёr tё bashkёjetuar brenda tё njёjtёs hapёsirё fizike dhe pё tё nxitur njё marrёdhёnie midis tire dhe nesh si vёzhgues. Kёshtu, ndёrsa pёrballesh me mundin e ngritjes sё ҫatisё mbi shpatulla, nё skulpturёn “Home to go” (2001), nё vesh tё mbёrrijnё zёra mashkullorё qё pёrsёrisin pandёrprerё: “prova, prova”. Bёn dy hapa dhe andej nga vinte zёri, tani dallon fytyrat e munduara tё burrave tё papunё, nё sheshin e qytetit, nё njё shfaqje video qё nuk tё lё indiferent.
Fragment nga videoinstalimi “Prova” (2019). Foto nga IntoAlbania
Pёr t'u shijuar njё mё njё, tё njёzetё e pesё minutat dhe dyzetё e katёr sekondat e veprёs “The Column” (2013). Njё video qё eksploron me njё lente tё imёt, me delikatesёn e kirurgut, gdhendjen, latimin dhe transformimin e vazhdueshёm qё kohёt moderne i bёjnё jo vetёm njeriut, nё tё gjitha dimensionet e tij, por edhe artit.
Fragment nga vepra “The Column”, (2013). Foto nga IntoAlbania.
Ekspozita e shfaqjes së pjekurit tё artistit, gjё qё kuptim jo vetёm nga pёrfshirja e punёve nё etapa tё ndryshme, por edhe nga pёrdorimi i tё gjithahёve nёpёrmjet tё gjithёhёve tё shprehet arti: nga fotografia e mundёs tё instaluar videotperformanca, skulptura, deri te mazaiku qё. Dhe e gjitha bёhet me shumё elasticitet dhe lehtёsi, pa mbi tё zhurmshme, duke e shquar shikuesin, pa iu imponuar.
"Rruga", (2008). Foto nga IntoAlbania.
Vepra "Gestet e fundit", (2009). Foto nga IntoAlbania.
“Kthehu në shtëpi”, (2001). Foto nga IntoAlbania.
Nёse ende nuk jeni njohur me Adrian Pacin si artist, ky ёshtё njё rast i mirё pёr t'u takuar. E gjeninё Galerinё Kombёtare tё Arteve, ҫdo ditё, deri nё datёn 1 dhjetor 2019.