10 ngjarje që nuk duhen humbur në prill
Me rastin e ditëlindjes së 250-të të Ludwig van Beethoven, kuarteti Kremona do të interpretojë disa nga pjesët më të famshme të kompozitorit gjerman. Shfaqja fillon në orën 19:00 dhe mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës. Për më shumë informacion, klikoni këtu.
Quartetto di Cremona, burimi i fotos: facebook.com.
Një ngjarje kulturore perfekte për familjet dhe fëmijët! Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve ka organizuar një sërë aktivitetesh dhe eventesh interesante që do të zhvillohen në 2 Prill në kryeqytet. Përveç leximeve dhe diskutimeve të librave, fëmijët do të marrin pjesë në ekspozita artistike dhe një sërë shfaqjesh. Gjithçka fillon në orën 17:30. Për më shumë informacion, klikoni këtu.
Burimi i fotos: facebook.com/qkkffaqjazyrtare.
Kjo shfaqje e dramaturgut fituese të çmimit Pulitzer, Marsha Normal, do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 prill. Historia përqendrohet rreth një gruaje rreth të 50-tave, Thelma, e cila jeton me vajzën e saj 30-vjeçare, Jessie, të dy duke u përfshirë në diskutime të ndryshme ekzistenciale pas një vendimi të papritur nga Jessie. Shfaqja është nën regjinë e Ema Andrea, me aktorët Egla Ceno dhe Ilire Vinca, regji artistike nga Enio Shehi dhe muzikë nga Bojken Lako. Shfaqja fillon në orën 19:00. Për më shumë informacion ose për të bërë rezervime, telefononi në +355 67 227 0668.
Burimi i fotos: facebook.com/teatrimetropol/
Edicioni i 3-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit do të mbahet në datat 5-6 Prill në Expocity Albania. Një mori agjencish dhe biznesesh ndërkombëtare dhe vendase do të marrin pjesë në këtë panair, një nga panairet më të rëndësishme të turizmit në rajon. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këtë mundësi për t'u rrjetuar ose për t'u përditësuar mbi zhvillimet më të fundit në sektorin e turizmit, sigurohuni që të merrni pjesë! Për më shumë informacion kontaktoni marketing@expocity.al ose klikoni këtu.
Posteri zyrtar i eventit.
Për ju që shijoni muzikën klasike dhe vlerësoni veçanërisht valsin vjenez, ky është shansi juaj për të parë gjënë e vërtetë në Pallatin e Kongreseve. Bashkëpunimi mes Bashkive të Vjenës dhe Tiranës sjell shfaqjen e 12 prillit. Kostoja e pjesëmarrjes është 50 euro. Për bileta vizitoni myticket.al.
Burimi i fotos: myticket.al.
Nëse ju pëlqejnë ritmet afro-latine, keni mundësinë t'i shijoni në maksimum gjatë kësaj feste 3-ditore në Tiranë. Valltarët profesionistë ndërkombëtarë dhe vendas do të kërcejnë në ritmet e salsa, bachata, kizomba dhe afro-house, ndër shumë të tjera. Do të ketë seminare të drejtuara nga kërcimtarë profesionistë të cilët janë të hapur për publikun. Ju nuk dëshironi ta humbisni këtë! Biletat për eventin 3-ditor kushtojnë 70 euro. Çmimi i pjesëmarrjes për një ditë është 35 Euro. Për më shumë informacion vizitoni: kizal.net.
Posteri zyrtar i eventit.
Violinisti i njohur Olen Cesari dhe grupi i tij, Orkestra Klandestine Ndërkombëtare, do të zhvillojnë dy shfaqje speciale në Tiranë këtë muaj. Sa herë që Cesari vjen në Shqipëri, ai arrin të lërë audiencën me mahnitjen e talentit të tij, ndaj sigurohuni që të rezervoni biletat tuaja shpejt. Për më shumë informacion, klikoni këtu.
Posteri zyrtar i eventit.
Një festival kushtuar dashurisë për motoçikletat dhe udhëtimet! Për katër ditë, qytete të ndryshme si Shkodra, Tirana, Berati, Kruja, Vlora apo Gjirokastra do të mirëpresin motoçiklistë, të cilët vijnë nga vende të shumta për të mësuar më shumë rreth qyteteve, artit, kulturës, kuzhinës dhe traditave shqiptare. Në këtë event do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera të lidhura. Më shumë detaje gjenden në faqen zyrtare: motoridealbania.com.
Posteri zyrtar i eventit.
A jeni gati për festivalin e parë të muzikës në natyrë të këtij sezoni? Festivali South Outdoor vjen në zemër të ullishtës së Borshit! Me detin vetëm 200 metra larg dhe një program që premton katër ditë radhazi të mbushura me muzikë të mirë, nga Elita 5 dhe Urban Band te Dj Cool, eventi do të jetë i mahnitshëm. Dhe, kjo nuk është e gjitha! Nga ngjitja, kanoja, zhytja, hedhja me parashutë te joga dhe turnetë në zonën e bukur, ka diçka për të gjithë. Shijoni rivierën e bukur jugore në prill dhe filloni stinët e ngrohta me stil! Për më shumë informacion ose për të blerë biletat, vizitoni https://https://festival.south.al/
Posteri zyrtar i eventit.
E kuruar me mjeshtëri nga Kim Knoppers, ekspozita "Dinastia Marubi" është thjesht një nga aktivitetet më të mira kulturore që mund të bëni këtë muaj. Ndër shumë arsye të tjera për të vizituar këtë ekspozitë të madhe, duhet patjetër të shkoni të shihni fotografitë që dokumentojnë festën e karnavaleve të qytetit gjatë dy shekujve të fundit. Gjithsesi, në përgjithësi, kjo ekspozitë duhet të shihet nëse dëshironi të mësoni më shumë për një nga trashëgimitë më të rëndësishme të Shqipërisë në sferën e artit.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, Shkodër, foto nga IntoAlbania.