Gazmend Leka, ekspozita tronditëse “Dhoma e hapave të humbur”

Gazmend Leka, ekspozita tronditëse “Dhoma e hapave të humbur”
Duke mos mundur t’ju marrim me vete nё “Dhomёn e hapave tё humbur”, po e lёmё derёn pak hapur, qё tё krijoni njё ide mbi ekspozitёn mё tё fundit tё artistit Gazmend Leka dhe mё pas, pse jo, tё trokisni vetё. Nuk mund t’ju pёrgatisim pёr tronditjen qё shkakton kjo ekspozitё, nё 17 tablotё e mёdha, ku secila, ёshtё njё “dhomё” mё vete. Ama mund t’ju pёrcjellim pak nga biseda me artistin, i cili na priti nё dalje tё ekspozitёs, pёrballё me portretin e tij nё vegjёli, qё ёshtё edhe imazhi qё tё fton nё hyrje. Nuk ёshtё i rёnduar Gaz Leka, ndryshe nga ne, por ka njё buzёqeshje dhe paqtёsi qё tё fton tё besh njё bisedё ҫliruese pas imazheve kuqalashe. TR_CULT_GAMZEND-LEKA_34-750x422.jpg Gazmend Leka,”Mars 2019″. Foto nga IntoAlbania. Kjo ekspozitё e tij nё fakt, duket gati si njё vazhdim i asaj pararendёse qё mbante titullin “Lutja”, sё paku pёr sa i takon personazhit tё tё dyjave, qё ёshtë figura e vetё artistit, por qё kёtu vjen i vetёgjymtuar: “Është një ditar – pohon nё fakt ai – që nuk shkruhet me penë e bojë shkrimi, por me penel e ngjyra vaji. Është një lloj autobiografie. Nëse personazhi që lutet ka një aromë hermetizmi, këtu shihet dukshëm arësyeja e vërtetë e lutjes, ku hermetizmi cifloset dhe vizitori hyn drejt e në qenien time. Vetëgjymtimi është më i rëndё kur dëmtohet shpirti. Këtu përkundrazi, është një lloj vetёpastrimi, që shpirti të banojë i qetë, si dikur kur ishte fëmijë, e i pa infektuar. Nga lutja, nuk kërkoj kurrë të më plotësohen tekat. Si krijues lutem thellë, që unë të manifestohem pa mbetje dhe të transportohem po pa mbetje tek tjetri, gjë që këtë herë ndodhi”. TR_CULT_GAMZEND-LEKA_16-750x422.jpg Gazmend Leka, “Dhoma e hapave të humbur”. Foto nga IntoAlbania. Nga njё pikturё nё tjetrёn ёshtё njё “karrelate” imazhesh qё ngjasojnё me njё film thriller, fundi i tё ciit s’mund tё jetё i lumtur. Ndёrkohё, artisti na pret nё dalje, “i ҫliruar”, njёkohёsisht kurioz pёr tё parё efektin e shkaktuar nga tablotё: “Kur i ngrita në mur, i vendosa afër e afër, që të krijoja një situatё klaustrofobike, ngushtësie e ankthi, ku vizitori pa e përtypur mirë emocionin e pikturës pararendëse, të ushqehej me tjetrën pasrendëse. Ekspozita fillon me një fëmijë, unë në moshën pesë vjeç. Ti e takon kur hyn dhe kur del, je i detyruar të ritakohesh po me të, pasi ke kaluar nëpër salla në udhëtim me sakrificën për pastrim.  Lëvizja në ekspozitë i shëmbëllen figurës arketipale të OROBOROS-it”. TR_CULT_GAMZEND-LEKA_31-750x422.jpg Gazmend Leka, “Dhoma e hapave të humbur”. Foto nga IntoAlbania. Ndёrsa ne, na la pёrshtypjen e njё figure tё plotfuqishme qё ёshtё vetё xhelat, njёkohёsisht “viktimё” e vetes dhe vёzhgues i ngjarjeve. Gati Zot, megjithёse nuk e njohim marrёdhёnien qё ka artisti me Zotin: “Mund të them, se sot, unë nuk e njoh Zotin, por njoh veprën e tij. Shoh çdo gjë që më rrethon e cila është ndërtuar në një harmoni të mrekullueshme, që nga natyra me gjuhën e saj të pasur e deri tek familja, prindërit, ime shoqe, fëmijët, e miqt e mi të dashur. Duke dash veprën, e dua dhe atë, por nuk e kam takuar kurrë. Ndodh si me veprën e artistit: dikush që nuk e ka takuar kurrë artistin, takon veprën e tij, e për pasojë, e ka takuar atë në një mënyrё tjetër. Familja ime nga nëna dhe babai, janë të besimit ortodoks, por unë në thelb jam pagan. Mendoj se thelbi i shqiptarit është “paganizmi”. Në kuptimin e thellë, vetë Krishti qe pagan kur thoshte: “Ngrije një shkarpë dhe do më gjesh mua aty! Ngrije një gur e do me gjesh mua aty!”. TR_CULT_GAMZEND-LEKA_25-750x422.jpg Gazmend Leka, 2019. Foto nga IntoAlbania. Gazmend Leka, 2019. Foto nga IntoAlbania. Nё fund, vumё re se kjo ekspozitё e rradhёs pёrkon me ditёlindjen e Lekёs dhe pёrfituam ta pyesim pёr urimin qё i bёn vetes: “Unë nuk kam kalendar numerik për ndarjen e kohës. Kalendari im janë ekspozitat e mia personale. Jeta ime në vite ndahet me to. Viti i ekspozitës “Nostradamuas”, i “Black Box”, i “Simbolon”, i “Molla”, i “Natura Morta”, i “Taso”, i “Lutja” dhe e fundit, “Dhoma e hapave të humbur”. Këto vitet e fundit ekspozohem çdo tetor apo fundviti. Çfarë i urova vetes? Tek “Odiseja”, pasi ai kthehet në Itakё, ku ritakon njerëzit e dashur, flet se udhëtimi tij nuk ka marrë fund, ndërkohë që ne të gjithë e perceptojmë Itakën si stacionin e fundit nga edhe u nis. Duhej të udhëtonte vetëm, pa miq e shokë, e pa familjarë, me një rrem në dorё, e do ndalonte aty ku njerëzit nuk e njihnin lundrimin. Si model, kjo do më shoqërojë. Një udhëtim pa fund, por me ndalesë të kushtëzuar. Përafёrsisht ky është urimi i turbullt në zemrën time”. Ekspozita “Dhoma e hapave tё humbur” ёshtё e hapur nё galerinё FAB deri nё datёn 3 nёntor, nga e hёna nё tё diel, 10.00 – 13.00 dhe 17.00 -21.00. TR_CULT_GAMZEND-LEKA_30-750x422.jpg Foto e posterit të ekspozitës, foto nga IntoAlbania.