Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit

Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit
Skulptura “Home to go”, (2011). Foto nga IntoAlbania Mund ta quajё tё kaluar me sukses artisti Adrian Paci, “Provёn” e tё parёs eskpozitё personale nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, pasi prej hapjes sё saj, nё datё 20 shtator, nuk kanё pushuar hyrje-daljet e vizitorёve. Nga Milano nё New York, nga Roma nё Paris, kanё qёnё tё shumta sallat e galerive mё tё mira ndёrkombёtare qё kanё mikpritur punёt e Pacit. Arti shqiptar ёshtё pёrfaqёsuar nё Bienalen e Venecias dy herё nёpёrmjet tij. Nёrkohё, nё Shqipёri, shfaqjet kanё qёnё sporadike: mund ta keni ndeshur nё Bienalen e parё tё Tiranёs, apo nё personalen e 2011-ёs, nё Shkodёr. Por nё kryeqytet, ёshtё hera e parё qё ai ekspozon i vetёm. Pёr kёtё arsye kjo pёrmbledhje e punёve ndёr vite, e bёn mё solemne daljen pёrpara publikut shqiptar dhe mё institucianal ekspozimin nё sallёn e Galerisё Kombёtare tё Arteve. TR_CULT_ADRIAN-PACI_13-750x422.jpg “Per Speculum” (2008). Foto nga IntoAlbania. Pasi i ka testuar kёto vepra mё vete, tё shkёputura, Paci vё nё provё mundёsinё e tyre pёr tё bashkёjetuar brenda tё njёjtёs hapёsirё fizike dhe pё tё nxitur njё marrёdhёnie midis tyre dhe nesh si vёzhgues. Kёshtu, ndёrsa pёrballesh me mundin e ngritjes sё ҫatisё mbi shpatulla, nё skulpturёn “Home to go” (2001), nё vesh tё mbёrrijnё zёra mashkullorё qё pёrsёrisin pandёrprerё: “prova, prova, prova”. Bёn dy hapa dhe andej nga vinte zёri, tani dallon fytyrat e munduara tё burrave tё papunё, nё sheshin e qytetit, nё njё shfaqje video qё nuk tё lё indiferent. TR_CULT_ADRIAN-PACI_03.jpg Fragmente nga videoinstalacioni “Prova” (2019). Foto nga IntoAlbania Pёr t’u shijuar njё mё njё, tё njёzetё e pesё minutat dhe dyzetё e katёr sekondat e veprёs “The Column” (2013). Njё video qё eksploron me njё lente tё imёt, me delikatesёn e kirurgut, gdhendjen, latimin dhe transformimin e vazhdueshёm qё kohёt moderne i bёjnё jo vetёm njeriut, nё tё gjitha dimensionet e tij, por edhe artit. TR_CULT_ADRIAN-PACI_16-750x422.jpg Fragment nga vepra “The Column”, (2013). Foto nga IntoAlbania. Ekspozita ёshtё quajtur shfaqje e pjekurisё tё artistit, gjё qё kuptohet jo vetёm nga pёrfshirja e punёve nё etapa tё ndryshme, por edhe nga pёrdorimi i tё gjitha gjuhёve nёpёrmjet tё cilave mund tё shprehet arti: nga fotografia e piktura, te videotperformanca, nga instalacioni e skulptura, deri te mazaiku qё. Dhe e gjitha bёhet me shumё elasticitet dhe lehtёsi, pa mbivendosje tё zhurmshme, duke e ftuar shikuesin, pa iu imponuar. TR_CULT_ADRIAN-PACI_04-750x422.jpg “The street”, (2008). Foto nga IntoAlbania. Vepra “The Last Gestures”, (2009). Foto nga IntoAlbania. “Back Home”, (2001). Foto nga IntoAlbania. Nёse ende nuk jeni njohur me Adrian Pacin si artist, ky ёshtё njё rast i mirё pёr t’u takuar. E gjeni nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, ҫdo ditё, deri nё datёn 1 dhjetor 2019.