Book Your Stay
Book Your Flight
Është padyshim qyteti me më shumë energji i Shqipërisë. Vrulli dhe ritmi që ndihen ngado të krijojnë ndjesinë e një kryeqyteti që po ridimensionohet dita-ditës, dhe të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesëmarrës të këtij ndryshimi. E shkuara gri e komunizmit ndërthurret me ngjyrat e ndezura të pallateve të lyera mbas rënies së sistemit. Kafet, pub-et apo restorantet moderne, vijnë me standartin më të lartë por dhe me çmimet më konkurruese. Muzeume të vjetra e të reja, galeri e shfaqje të ndryshme, liqene, male e atmosferë miqësore, të shumta janë arsyet për ta vizituar kryeqytetin e Shqipërisë. Mbi të gjitha Tirana është simboli i një vendi të mbushur me kontradikta e surpriza që mund të kuptohen e zbulohen plotësisht vetëm duke u bërë pjesë e saj.