Gjirokastra - Into Albania

Gjirokastra

Qyteti i Gurtë

Përse duhet të vizitoni Gjirokastrën

I njohur si një nga vendet e shpallura Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ky qytet i mrekullueshëm është ndërtuar e ruajtuar me kujdes gjatë shekujve në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Shpirti i Gjirokastrës është pasqyruar më së miri në romanet e birit të saj më të njohur, shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Shtëpia e tij së bashku me shtëpinë e fëmijërisë së Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, janë vetëm disa nga shumë atraksionet e qytetit. Tek sa ecën në rrugicat intime me kalldrëm nuk mund të mos vësh re Kalanë e Gjirokastrës, që imponuese vështron mbi qytetin e gurtë. Asnjë vizitë në Gjirokastër nuk do të quhej e plotë pa provuar traditën e pasur kulinare, me produktet e freskëta të bulmetit dhe djathin e njohur të kësaj zone.

Filters

Zbulo më Gjirokastra

Rekomandimet Tona